“Ndotja e Drinit shqetësuese”, deputetja e PS vjen në Kuvend me dy shishe uji: Duhet marrëveshje Shqipëri-Kosovë
Me dy shishe uji me vete, deputetja socialiste e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka ngritur shqetësimin për ndotjen e lumit Drin. Në njërën shishe shihej uji i pastër, që sipas saj përfaqëson cilësinë e ujit si ka qenë vite më parë, e në shishen tjetër shihej uji i ndotur, që sipas saj është cilësua që ka sot. Ajo tha se nevojitet një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, për të arritur që t’i japin një zgjidhje këtij problemi, që sipas saj ndikon drejtpërdrejt në turizmin e vendit. “Ky është uji i Drinit siç e mban mend gjyshi im, i gjallë, i ftohtë, i pastër, siç ka qenë dikur. Ndërsa ky, është uji i Drinit sot siç e shohin mijëra vizitorë dhe mysafirë që vijnë nga të tëra...
Burimi:
javanews.al