“Ndjekësit e një 80-vjeçari krijojnë situata qesharake”, Rama pas takimit me protestuesit në Durrës: Projekti TID nuk ndalet!

“Ndjekësit e një 80-vjeçari krijojnë situata qesharake”, Rama pas takimit me protestuesit në Durrës: Projekti TID nuk ndalet!

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me banorët e Durrësit që preken nga projekti TID. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se është arritur dakordësia me 34 nga familjet që kundërshtojnë projektin, ndërsa u shpreh se pjesa tjetër që krijojnë sipas tij situata, janë të lidhur me Partinë Demokratike dhe kreun e saj. Rama u shpreh i bindur se pavarësisht gjithçkaje projekti nuk do të ndalet dhe se do të verifikohen vetëm disa banesa të cilat dyshohet se kanë vlera kulturore. “Me 34 qytetarë të Durrësit përfaqësues të familjeve kemi folur rreth 2 orë e gjysmë. Biseda ka qenë kronstruktive, me opinione të ndryshme. 35 të tjerë atje që nuk përfaqësojnë qytetarët apo qytetin por vetëm hallin e një 80 e kusur...