Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë
Kombëtarja shqiptare në 26 mars do të luajë në Varshavë ndaj Polonisë ndeshjen shumë të rëndësishme të këtij viti. Federata Shqiptare e Futbollit përmes një komunikate bën të ditur se ditën e hënë hapet aplikimi për bileta për tifozët shqiptarë që duan të mbështesin skuadrën kuqezi në këtë sfidë të madhe për ëndrrën Botëror. Për shkak të numrit të kufizuar, shitja e biletave do të bëhet për mes një shorteu. Komunikata e FSHF për biletat për ndeshjen Poloni-Shqipëri Federata Shqiptare e Futbollit njofton se do të hapë të hënën procesin e aplikimit për tifozët shqiptarë që dëshirojnë të blejnë bileta për ndeshjen Poloni – Shqipëri, e vlefshme për play-off të Botërorit 2026, që do të zhvillohet më 26 mars në Varshavë. Për shkak të numrit...
Burimi:
javanews.al