“Ndërthurja e krimit me politikën është e frikshme”, Malaj paralajmëron: Do kemi ngadalësim të procesit…
Ish-anëtari i Kryesisë së Partia Socialiste e Shqipërisë, Arben Malaj, i ftuar në një emision televiziv, ka ngritur shqetësime të forta për mënyrën se si po trajtohet lufta kundër korrupsionit dhe ndikimi i krimit në politikë dhe ekonomi. Malaj tha se qëndrimet e ndryshme të politikës ndaj luftës kundër korrupsionit krijojnë dy standarde dhe dëmtojnë demokracinë. Sipas tij, dorëzimi vullnetar i imuniteteve nga politika ishte një hap i rëndësishëm për të krijuar një kulturë të re politike dhe për të treguar vullnet real për luftën kundër korrupsionit. “Tani ndryshon dhe në qoftë se i njëjti lider ka një qëndrim ndryshe ndaj luftës kundër korrupsionit deri në dorëzimin vullnetar të imuniteteve dhe kur vjen në pozitë mban një qëndrim tjetër, atëherë është i njëjti person, por...
Burimi:
sot.com.al