Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama: Lamtumirë Profesor i dashur

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama: Lamtumirë Profesor i dashur

Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit Servet Pëllumbi. “Lamtumirë Profesor i dashur”, shkruan Rama, duke i bashkëngjitur postimit një foto të vjetër të Pëllumbit. Më herët pati një mesazh ngushëllimi edhe nga kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla.