Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, nesër ceremonia mortore! Homazhet do të zhvillohen në Teatrin e Operas dhe Baletit

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, nesër ceremonia mortore! Homazhet do të zhvillohen në Teatrin e Operas dhe Baletit

Ditën e nesërme, 6 maj 2026, do të mbahet ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 89-vjeçare. Arkmorti do të mbërrijë në Sheshin Skënderbej në orën 09:00 dhe më pas do të vendoset në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit. Homazhet në nder të Pëllumbit do të nisin në orën 09:30 dhe në orën 12:00 do të mbahen homazhet zyrtare. Në orën 12:30 do të mbahet ceremonia e përcjelljes së tij drejt banesës së fundit. Shoqërimi do të bëhet sipas protokollit shtetëror. Ndërkohë në orën 13:00 bëhet nisja e trupit të Pëllumbit për në Varrezat e Sharrës në kryeqytet.