Ndahet nga jeta ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës

Ndahet nga jeta Neki Dredha, ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës në vitet 1998-2000, njëkohësisht babai i një tjetër ish-kryebashkiaku në Vlorë, Ermal Dredhës. Ai ishte mjek me profesion e njëkohësisht ish-Kryetar i Bashkisë Vlorë. Doktor Neki Dredha mbajti që prej 2013-ës titullin “Qytetar Nderi i Vlorës” . Po ashtu gjatë karrierës së tij shkroi edhe disa libra publicistikë dhe poetikë, siç është poema narrative “Labëria Magjike”. Ka shërbyer për vite me radhë si mjek në qytetin e Vlorës, duke qenë një nga figurat e njohura të shëndetësisë. Ai është gjithashtu autor i shkrimeve memorialistike kushtuar mjekësisë dhe figurave të shquara të shëndetësisë shqiptare.