Ndahet nga jeta ish-deputeti Koçi Tahiri
Ish-deputeti Koçi Tahiri ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare pas një periudhe të gjatë përballjeje me kancerin. Tahiri lindi në vitin 1949 dhe u përfshi në jetën parlamentare në vitin 2018. Ai mori mandatin e deputetit në Kuvend gjatë periudhës 2018–2021, në një moment kur deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim dorëzuan mandatet. Përveç aktivitetit parlamentar, Tahiri u angazhua për vite në jetën shoqërore të zonës së Gorës dhe në Bashkinë Maliq. Ai drejtoi shoqatën “Besëlidhja Gorare”, ku punoi për ruajtjen e traditave dhe për forcimin e lidhjeve brenda komunitetit gorar. Institucione dhe përfaqësues të jetës publike e vlerësuan më herët me disa tituj për kontributin e tij. Ish-Presidenti Bujar Nishani i akordoi vlerësimin “Pishtar i Demokracisë”, ndërsa Bashkia Maliq i dha...
Burimi:
javanews.al