‘Narkotrafiku dhe autokracia elektorale’ – Kedhi: Ndërkombëtarët janë ndërgjegjësuar për atë që po ndodh në Shqipëri!
Në një konferencë të rëndësishme ndërkombëtare që po mbahet në Zagreb, Shqipëria është vënë në qendër të vëmendjes për një sërë çështjesh alarmante që prekin nga themelet e demokracisë deri te siguria kombëtare dhe ajo rajonale. Drejtuesi i Institutit Konservator Shqiptar, Nikola Kedhi në një intervistë për edicionin e mbrëmjes në Syri Tv, tha se perceptimi i partnerëve ndërkombëtarë për situatën në vend ka ndryshuar rrënjësisht, duke kaluar nga skepticizmi në një ndërgjegjësim të plotë për seriozitetin e problemeve. Kedhi thekson se tashmë partnerët e kanë kuptuar se në Shqipëri nuk zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke e cilësuar vendin si një “autokraci elektorale”, një përfundim i mbështetur edhe nga raporte si ai i institutit V-Dem. Ky realitet konsiderohet një pengesë madhore për...
Burimi:
syri.net