Narkotrafikanti po na shet artin e tij”/ Tirana ‘zien’ nga protestat, Rama ekspozon skulpturat
Teksa mijëra qytetarë vijojnë prej 16 ditësh protestat duke kërkuar dorëheqjen e tij, kryeministri Edi Rama është shfaqur këtë të hënë në Bazel të Zvicrës, ku po merr pjesë në ekspozitën “Parcours”. Në ekspozitë është prezantuar edhe një nga skulpturat e Ramës, një vepër bronzi e realizuar mbi bazën e vizatimeve të krijuara në ambientet e Kryeministrisë. Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama shet artin e tij në Zvicër Pamjet e kryeministrit në Zvicër janë publikuar nga ish-oficeri i antidrogës, Dritan Zagani, i cili prej vitesh jeton me azil politik në Zvicër. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, Zagani përdor një gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit, duke e akuzuar se po injoron situatën në vend dhe protestat qytetare. Sipas tij, ndërsa qytetarët kërkojnë drejtësi dhe ndryshim...
Burimi:
sot.com.al