‘Na lanë të mbytemi në ujërat e zeza’/ Rrëfimi tronditës i banores në Durrës për SYRI-n

‘Na lanë të mbytemi në ujërat e zeza’/ Rrëfimi tronditës i banores në Durrës për SYRI-n

Durrësi është nën pushtetin e ujit prej më shumë se 48 orësh, ku dhjetëra familje po përballen me një situatë dramatike. Banesat e tyre janë përmbytur, duke i detyruar banorët të kalojnë netët në kushte të vështira, disa prej tyre jashtë në temperatura të ulëta, ndërsa të tjerët brenda shtëpive të pushtuara nga uji. Në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga terreni me gazetaren e SYRI-t, Albana Alia, banorët theksojnë se përveç dëmeve materiale, ata janë ndjerë të braktisur nga autoritetet, duke pretenduar se askush nuk u ka ardhur në ndihmë. Zonat më problematike mbeten Durrësi i Ri dhe zona e Shkozetit, por përmbytje raportohen në shumë lagje të qytetit. Situata rrezikon të përkeqësohet edhe më tej, pasi emergjencat civile kanë lëshuar alarmin për një dalje...