“Na hodhën spraj në fytyrë”, Luçiano Boçi për Top Channel: Protesta është pa skenarë, policët nuk po ushtrojnë detyrën e tyre

“Na hodhën spraj në fytyrë”, Luçiano Boçi për Top Channel: Protesta është pa skenarë, policët nuk po ushtrojnë detyrën e tyre

Protesta e opozitës është zhvendosur përpara godinës së Kuvendit, ku përplasjet e ashpra mes protestuesve dhe policisë nuk kanë munguar. Në një prononcim gjatë edicionit informativ të Top Channel, Luçiano Boçi u shpreh se policia ka hedhur spraj drejt fytyrës së deputetëve dhe protestuesve për t’i shpërndarë. “Dinamika ishte sepse për shkak se ishim vërshuar te policia, pati goditje me spraj drejt protestuesve. Persona të caktuar, policë domethënë, janë jashtë ushtrimit të detyrës të tyre. Kanë goditur qytetarët. Na kanë provokuar dhe ne si deputetë. Ne jemi protestues sot, pretendojmë gjëra të tjera. Kjo protestë nuk ka skenarë. Janë qytetarët ata që kanë krijuar qytetarët. Protestën do e shohim në vazhdimësi”, tha Boçi. Top Channel