Murrizi shpërthen për garën në PD: Kandidaturat fallco po turpërojnë demokratët

Murrizi shpërthen për garën në PD: Kandidaturat fallco po turpërojnë demokratët

Ish deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka shpërthyer në kritika për atë që po ndodh me garën për kryetar të PD. Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë se kandidaturat fallco në garë vetëm sa po e turpërojnë PD dhe demokratët. Sipas tij, regjistrimi në fletën e votimit për Kryetar të PD të dikujt që s’ka asnjë “gradë” politike në CV dhe që nuk ka qenë kurrë në asnjë detyrë drejtuese në parti, e dëmton procesin, por është edhe tallje për kontributin e çdo demokrati. Postimi i plotë: Partia Demokratike nuk ka pse të tallet me veten dhe me demokratët. Nuk ka pse shpik kandidatura fallco nga hiçi për të thënë që ka “rivalitet” apo garë mes “kandidatësh”. Me gjithë respektin që kam për çdo...