Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar
“Merret Balla me mungesat” tha Rama kur u pyet në konferencë nga gazetarët për arsyen e mungesës së Elisa Spiropalit në seancën për votimin e imunitetit të Belinda Ballukut. Pyetjes nëse do të merrte masa për mungesën e Spiropalit në seancë, Balla iu përgjigj se vendimet i merr së bashku me grupin parlamentar. “Nuk i marr vetëm vendimet, i marr me grupin parlamentar. Që kështu do ta pyes dhe grupin parlamentar për këtë çështje”, tha Balla.
Burimi:
javanews.al