Moti i keq/ Balliu: Duhet të përmbyset qeveria që të mos ketë përmbytje
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka inspektuar një ditë më parë banesat e prekura nga përmbytjet në disa zona të vendit, ku reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime të mëdha dhe kanë futur ujin në shtëpitë e qytetarëve. Gjatë vizitës në terren, Balliu ka publikuar video dhe foto nga banesat e përmbytura, duke evidentuar dëmet dhe pasojat e rënda të shkaktuara nga moti i keq. Në reagimin e tij, Balliu ka akuzuar qeverinë për dështim në menaxhimin e situatës dhe ka kërkuar largimin e saj, duke e cilësuar përmbytjen si pasojë të keqqeverisjes. “Duhet të përmbyset qeveria që të mos përmbyten shqiptarët,” është shprehur ai, duke theksuar se mungesa e masave parandaluese dhe menaxhimi i gabuar i krizave natyrore kanë përkeqësuar situatën....
Burimi:
sot.com.al