‘Mosha vlen në shtëpitë publike, jo në politikë’/ Murrizi sfidon Berishën
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi, i cili ka qenë një kritik i vazhdueshëm i Sali Berishës dhe mënyrës se si ai po drejton të djathtën shqiptare, ka rikthyer debatet brenda opozitës. Në një postim të gjatë, Murrizi ka kritikuar procesin e përzgjedhjes së emrave për forumet drejtuese të partisë, duke kërkuar që kandidatët për postet e reja të bëhen publike përpara mbledhjes së Këshillit Kombëtar, në mënyrë që anëtarët të njihen me ta dhe të kenë mundësi të vendosin përmes një gare të hapur. Ai ka kundërshtuar edhe idenë se përfshirja e të rinjve në strukturat e partisë mund të konsiderohet automatikisht një sukses, duke theksuar se sipas tij në politikë vlera matet nga mbështetja qytetare, karakteri dhe integriteti dhe jo vetëm nga mosha...
Burimi:
ntv.al