Morën pjesë në takimet e Salianjit, PD përjashton nga radhët e saj dy këshilltarët bashkiakë në Durrës

Morën pjesë në takimet e Salianjit, PD përjashton nga radhët e saj dy këshilltarët bashkiakë në Durrës

Foto ilustruese DURRËS- Partia Demokratike ka përjashtuar dy anëtarët e Këshillit Bashkiak të PD në Durrës. Bëhet fjaë për Dritan Burgija i cili ishte edhe kreu i grupit të këshilltarëve në Durrës, si edhe anëtari Arlind Boshku, i cili mban edhe postin e sekretarit të degës së PD në Durrës. Në vendimin zyrtar, të firmosur edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Nuka, përjashtimi është bërë në mbështetje të statutit të partisë dhe rregullores së brendshme, konkretisht për shkelje të dispozitave që lidhen me etikën dhe integritetin. Në dokumentin me titull “Për ndryshimet në grupin e këshilltarëve të PDSH në Këshillin Bashkiak Durrës”, theksohet se vendimi bazohet në nenet 24, 40 dhe 48 të statutit të PDSH, si dhe në Kodin e Sjelljes dhe...