“More 45 milionë lekë nga kompania e sekuestruar nga SPAK”/ Gjykata rrëzon padinë e Lapajt ndaj Agron Shehajt, deputeti fajtor vetëm për fyerje
Gjykata e Posaçme ka shpallur Agron Shehajn, deputetin dhe kryetarin e Partisë Mundësia, të pafajshëm për veprën penale të shpifjes, në një çështje të ngritur pas deklaratave të tij ndaj Adriatik Lapajt, kreut të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Shehaj nuk është gjetur fajtor për shpifje, lidhur me akuzat publike ku ai kishte deklaruar se Lapaj kishte marrë para nga krimi i organizuar. Gjykata theksoi se akuzat e Shehajt nuk përbëjnë elementët e shpifjes, por ato janë konsideruar si fyerje ndaj figurës së Adriatik Lapajt. Megjithatë, Gjykata e Posaçme e ka shpallur Shehajn fajtor për fyerje, duke e dënuar me një gjobë prej 300 mijë lekësh. Agron Shehaj akuzoi Adriatik Lapajn se kishte përfituar 45 milionë lekë...
Burimi:
top-channel.tv