Momente përplasjesh dhe Berisha e përjashtoi nga drejtimi i njësisë 6 në Tiranë/ Ervin Salianji bën thirrje për protestë

Momente përplasjesh dhe Berisha e përjashtoi nga drejtimi i njësisë 6 në Tiranë/ Ervin Salianji bën thirrje për protestë

Ditën e djeshme, kreu i PD-së Sali Berisha vendosi që të përjashtonte nga drejtimi i njësisë 6 në Tiranë, Ervin Salianjin, pasi e akuzon këtë të fundit se takimin në Elbasan ia organizoi Suel Çela.  Por duket se Ervin Salianji ka lënë pas për një moment përplasjet me Sali Berishën dhe Flamur Nokën dhe ka dalë me një postim për protestën e 22 dhjetorit në Tiranë.  Salianji ka postuar një foto, ku shfaqet kryeministri Edi Rama me kokën poshtë dhe që shkruhet “Protestë Kombëtare”.  Protesta e opozitës, priet të nisë në orën 18:00 ditën e hënë, teksa është bërë thirrje për pjesëmarrje masive.  Kujtojmë që situata në Partinë Demokratike mbetet e tensionuar, pasi Ervin Salianji nisi një “foltore”, gjë e cila nuk u prit mirë lidershipi i PD-së. Më pas, mes palëve kishte akuza të forta.