“Mocion për debat në PS”, Spiropali: Diskutim për Shqipërinë e re, qytetarëve t’u përgjigjemi me përulësi, jo me arrogancë

“Mocion për debat në PS”, Spiropali: Diskutim për Shqipërinë e re, qytetarëve t’u përgjigjemi me përulësi, jo me arrogancë

Thirrjes së Edi Ramës drejtuar socialistëve, për të kontribuuar për një marrëveshje të re për Shqipërinë, i është përgjigjur deputetja Elisa Spiropali. “Sapo dorëzova në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e debatit për marrëveshjen e re për Shqipërinë. Nga ana ime premtimi u mbajt dhe iu përgjigja thirrjes së kryetarit. Nuk është vetëm një dokument imi, është i hapur për të gjithë anëtarët e PS. Ia kam drejtuar kryetarit të PS, anëtarëve, kryeministrit dhe Asamblesë”, tha Spiropali. Sipas Spiropalit, kërkesa themelore është hapja e partisë, e cila sipas saj nuk mund të ndërtohet mbi vendimmarrjen e një apo dhjetë individëve. “Do të jetë e hapur sepse çdo marrëveshje për Shqipërinë s’mund të hartohet nga 1 apo 10 individë por të shprehë vullnetin...