Miratohen ndryshimet në Kodin Penal dhe ashpërsim i masave për parkimin dysh

Miratohen ndryshimet në Kodin Penal dhe ashpërsim i masave për parkimin dysh

Në orët e para të së mërkurës, Kuvendi miratoi paketën e ndryshimeve në Kodin Penal. Ndryshimet u miratuan me 85 vota pro nga mazhoranca. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, teksa prezantoi ndryshimet, sqaroi se ndryshimet vijnë në kuadër të procesit të integrimit europian të vendit, duke afruar më tej legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian. Dy ndryshimet kryesore janë ashpërsimi i sanksionit penal për parkimin dysh dhe dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët, duke i dhënë imunitet vetëm këtyre të fundit nga procedimi penal për veprën penale të shpifjes. Kuvendi miratoi gjithashtu ndryshimet ligjore “për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve”, me 85 vota si dhe Projektligji “Për organet e qeverisjes në drejtësi”. Kuvendi miratoi me votat e socialistëve edhe ligjin për komisionet hetimore dhe mediat...