MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli
Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatët në garën për kryetar të degës lokale në Shkodër. Siç kishte paralajmëruar ShkodraWeb, ata janë Gentian Ibro dhe Ardit Çylybyli. Kandidaturat që do të votohen nga anëtarësia me parimin “një anëtar, një votë”, janë prezantuar pasditen e të hënës në mbledhjen e kryesisë së degës lokale, ku ka mbërritur edhe vendimi i Kryesisë së PDSH- së.Bëhet me dije se në mbledhje ka patur debate. Ndërkohë, bëhet me dije se anëtarët e PD Shkodër, kanë mundësinë të votojnë për liderin e tyre lokal me 15 mars 2026, ku në përfundim të procesit, do të njihet edhe kryetari i ri i degës demokrate shkodrane. /ShkodraWeb/ Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë,...
Burimi:
sarandanews.com