Ministrja Sala në Tale: Tarifat e shërbimit shëndetësor vlejnë vetëm për turistët e huaj

Ministrja Sala në Tale: Tarifat e shërbimit shëndetësor vlejnë vetëm për turistët e huaj

Shërbimi shëndetësor për pushuesit vijon pa ndërprerje në 36 Qendrat Shëndetësore Verore në të gjithë vendin. Për herë të parë këtë sezon turistik po zbatohet kuadri i unifikuar i tarifave për shërbime të caktuara shëndetësore vetëm për turistët e huaj, jo rezidentë në Shqipëri. Të ardhurat e krijuara nga këto tarifa do të përdoren nga vetë qendrat shëndetësore për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe plotësimin e nevojave më imediate. Gjatë inspektimit në Qendrën Shëndetësore Verore në Tale tw Lezhës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, theksoi se tarifat nuk prekin në asnjë rast qytetarët shqiptarë, të cilët vijojnë të marrin shërbim shëndetësor falas, siç parashikohet nga sistemi publik. “Një risi që kemi implementuar këtë vit është pagesa e disa shërbimeve shëndetësore nga...