Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit, në fokus digjitalizimi, transparenca dhe integrimi evropian

Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit, në fokus digjitalizimi, transparenca dhe integrimi evropian

Shqipëria po mirëpret për herë të parë zhvillimin e takimeve të Grupeve të Punës të Shoqatës Evropiane të Regjistrave të Biznesit (EBRA), një aktivitet i rëndësishëm evropian që mbledh ekspertë dhe drejtues të regjistrave të biznesit nga e gjithë Evropa. Takimet zhvillohen në datat 24–25 mars në Tiranë dhe organizohen nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB). Ky aktivitet përfshin grupet e punës për të drejtën e shoqërive tregtare, të dhënat e hapura dhe pronarët përfitues, duke trajtuar çështje kyçe që lidhen me transparencën, digjitalizimin dhe ndërveprueshmërinë e sistemeve të regjistrimit të biznesit në Evropë. Në fjalën e saj, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj u ndal te progresi i bërë nga Shqipëria sa i përket regjistrimit dhe shërbimeve për bizneset. “Sot, Shqipëria ofron...