Ministri Nufi takon pjesëmarrësit e Kursit të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi një takim me pjesëmarrësit e Kursit të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen (KLSM), programi më i lartë i arsimit ushtarak në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Gjatë bashkëbisedimit u diskutua mbi sfidat aktuale të sigurisë, rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe rolin e edukimit strategjik në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes. Gjatë takimit, Ministri Nufi theksoi se përtej leksioneve akademike, një rëndësi të veçantë ka edhe marrëdhënia mes pjesëmarrësve të kursit, duke e konsideruar atë si një element thelbësor për ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë. KLSM, i themeluar në standardin aktual me mbështetjen e “George C. Marshall European Center for Security Studies”, zhvillohet në gjuhën angleze dhe përfshin pjesëmarrës ushtarakë e civilë nga Shqipëria,...
Burimi:
vizionplus.tv