Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhe zbret në Pogradec me avion uji: Ishte shumë qejf
Në kuadër të çeljes se sezonit turistik në qytetin liqenor të Pogradecit ditën e sotme, ministri i Turizmit dhe i kulturës Blendi Gonxhe do mbaje disa takime. Gonxhe ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të udhëtuar drejt Pogradecit, nëpërmjet një hidroplani (seaplane), ku synohet promovimi i sporteve ujore. “Ishte shumë qejf” – tha Gonxhe teksa zbriti ndërsa në takimi me bizneset e zonës, ministri tha se kjo është hera e parë që avioni zbret per qejf e jo për hall, duke kujtuar avionët e vegjël që marrin ujë për të fikur zjarret në Shqipëri /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv