Ministri i Jashtëm malazez në Tiranë: Partneritet i fortë mes dy vendeve për integrimin në BE dhe stabilitetin në rajon

Ministri i Jashtëm malazez në Tiranë: Partneritet i fortë mes dy vendeve për integrimin në BE dhe stabilitetin në rajon

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviç, po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, ku theksoi se Shqipëria dhe vendi i tij janë të lidhur nga miqësia dhe vizioni i përbashkët evropian. Gjatë konferencës së përbashkët me homologun shqiptar, Ferit Hoxha, Ibrahimoviç theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë bazuar në përgjegjësi të përbashkët për stabilitetin, sigurinë dhe paqen në rajon. Ai nënvizoi se Shqipëria dhe Mali i Zi, si vende kandidate për integrimin në Bashkimin Europian, janë në përputhje të plotë me objektivat e BE-së lidhur me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë. “Kam diskutuar me kolegun tim për çështje të rëndësishme për dy vendet tona dhe për rajonin. Ne konfirmuam se Shqipëria dhe Mali i Zi janë të lidhur nga...