Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, cilat janë kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, cilat janë kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

Qeveria shqiptare pritet të miratojë një amnisti penale. Nismën e ka komunikuar Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari përmes një video-mesazhi, ku zbulon edhe detaje nga kategoritë që përfitojnë dhe sa është numri. “Nga zbatimi i kësaj amnistie në vlerësimet paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rreth 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm; dhe rreth 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi, ndërsa numri real i përfituesve është edhe më i lartë, duke përfshirë ata që përfitojnë nga pushimi i ndjekjes penale si dhe masat alternative”, thotë Ministri i Drejtësisë. Sipas tij në këto kategori përfituesish përfshihen të mitur, gra dhe persona të dënuar për vepra me rrezikshmëri të ulët shoqërore Më tej Lamallari thekson edhe ata që nuk përfitojnë nga amnistia. “Sigurisht që...