‘Mijëra në shesh kundër Ramës’, transmetuesi publik i Austrisë: Përplasje me policinë në protestën e opozitës në Tiranë

‘Mijëra në shesh kundër Ramës’, transmetuesi publik i Austrisë: Përplasje me policinë në protestën e opozitës në Tiranë

“Në Shqipëri, gjatë protestave kundër politikave të Kryeministrit Edi Rama, pati përplasje me policinë”, shkruan transmetuesi publik i Austrisë, “Zeit im Bild”. Përpara selisë së qeverisë, protestës së thirru nga kreu i opozitës dhe i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu bashkuan qindra mijëra qytetarë me thirrjen “bashkë për të rrëzuar këtë qeveri”. Gjatë protestës u hodh gaz lotsjellës ndaj protestuesve. Qytetarët gjithashtu tentuan të thyenin kordonin e policisë përpara Parlamentit, duke hedhur në drejtim të policisë me gurë dhe diku i kthyer edhe gaz lotsjellësin që hidhej në drejtim të tyre. Për të shpërndarë turmën policia përdori gjithashtu edhe ujë, bashkë me gaz lotsjellës.