Meta tërhiqet nga kërkesa për liri në GJKKO, ja çfarë fshihet pas vendimit të Gjokës
Shpresa se do të merrte dritë jeshile për lirimin nga qelia nga Gjykata e Lartë i dogji të enjten ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, mundësinë e shqyrtimit të një kërkese për ndryshim mase në Gjykatën e Posaçme. Kjo për faktin se dy kërkesa të tij për zbutje të masës “arrest në burg” gjykoheshin në të njëjtën ditë, një në Gjykatën e Posaçme dhe tjetra në Gjykatën e Lartë, dhe ish-presidenti ka zgjedhur të dëgjojë vetëm vendimin e Gjykatës së Lartë. Në seancën e caktuar në Gjykatën e Posaçme, Meta u tërhoq nga kërkesa për zëvendësim të masës. Pas kësaj, gjyqtarja Irena Gjoka mbylli gjykimin, duke vendosur mospranimin e kërkesës për ndryshim të masës. Referuar vendimit të Gjokës, një kopje e të cilit u sigurua nga...
Burimi:
sot.com.al