Meta rrëfehet në SPAK për “21 janarin”/ Fatos Klosi: Për mua është mashtrim i pastër, po përpiqet të justifikojë Berishën

Meta rrëfehet në SPAK për “21 janarin”/ Fatos Klosi: Për mua është mashtrim i pastër, po përpiqet të justifikojë Berishën

Ilir Meta dëshmoi sot vullnetarisht në SPAK për ngjarjet para dhe pas 21 janarit 2011. Ish-presidenti u mor në pyetje për disa orë nga prokurori Alfred Shehu.  Meta mësohet se ka thënë se shërbimet e huaja ishin në dijeni të dhunës së planifikuar nga organizatorët. Meta, në atë kohë zëvendëskryeministër, ishte edhe arsyeja e protestës popullore, pas përgjimit të publikuar nga Dritan Prifti dhe ryshfeteve të kërkuara nga shefi i tij politik. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se Meta është paraqitur në SPAK për të ndihmuar Sali Berishën. Deklarimet e Ilir Metës sipas Klosit janë një mashtrim i pastër, ndërsa shtoi se shërbimet partnere nuk njoftojnë asnjëherë kryeministrin apo ministrin, por partnerin e tyre në Shqipëri, siç është...