Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Mes dy zgjidhjeve ekstreme”, Artan Hoxha paralajmëron për fatin e Ballukut: Nuk e merr njeri përsipër ta..
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet përballë një situate të pakthyeshme, teksa hetimet e SPAK ndaj saj, sipas tij, janë vetëm në fazën fillestare. Hoxha i bëri këto komente i ftuar në një emision televiziv, ku analizoi zhvillimet e fundit politike dhe hetimore në vend. Sipas gazetarit, përmasat e çështjes janë aq të mëdha sa Balluku nuk mund të fshihet dhe askush nuk merr përsipër ta mbrojë. “Balluku nuk ka ku të fshihet, nuk e merr njeri përsipër ta fshehë. Është kaq e madhe sa kudo që shkel ajo kërcet. Ka hyrë elefanti në dyqanin e qelqurinave,” u shpreh Hoxha. Ai theksoi se ajo që është bërë publike deri tani përfaqëson vetëm fillimin e hetimeve, ndërsa zhvillimet e ardhshme pritet të...