Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit të Romës lidhur me rastin e shtetasit maroken 39-vjeçar, Fathalla Ouardi, i cili sipas saj ka një histori kriminale që përfshin trafik droge, dhunë seksuale dhe përdhunim në grup. Ky shtetas maroken ishte transferuar më 17 shkurt nga Potenza drejt qendrës së riatdhesimit në Gjadër me qëllim deportimin në Marok. Megjithatë, sipas Melonit, Gjykata e Apelit e Romës nuk e konfirmoi ndalimin e tij pasi azilkërkuesi maroken paraqiti kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare. “Një person që ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Itali, i përfshirë në trafik droge dhe përdhunim në grup, sipas vendimit të magjistratëve nuk duhej dërguar në Shqipëri dhe as të riatdhesohet. Në këtë mënyrë vihet në pikëpyetje siguria...