Mediu: Rama po shkatërron politikën kombëtare me një aleancë skandaloze me Serbinë
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv. Ai ka hedhur akuza të ashpra ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar shkrimin e përbashkët të tij me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, si një akt që minon politikën kombëtare shqiptare të tre dekadave të fundit. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, Mediu e konsideroi këtë veprim të paimagjinueshëm dhe thekson se asnjë lider tjetër shqiptar nuk do të ndërmerrte një nismë të tillë, veçanërisht me Serbinë. Sipas tij, skandalet e qeverisë Rama janë bërë aq të shpeshta sa kanë filluar të perceptohen si normale, por ky qëndrim i fundit kalon çdo kufi. Ai e përshkruan qasjen e Ramës si "sharlatanizëm politik", i cili fatkeqësisht nuk...
Burimi:
syri.net