Mediu për “Gërdecin”: Procesi ndaj meje sajesë politike, nga hetimet rezultoi se nuk kam përfituar asgjë
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur sot në një konferencë për mediat lidhur me procesin gjyqësor ndaj tij për çështjen e Gërdec, duke e cilësuar atë një sajesë politike që, sipas tij, përpiqet të luajë me tragjedinë. Mediu u shpreh se që në fillim të ngjarjes kishte dhënë dorëheqjen si pjesë e përgjegjësisë morale dhe kishte dorëzuar imunitetin për t’i hapur rrugë hetimeve të drejtësisë. Sipas tij, vetë prokuroria ka provuar në mënyrë përfundimtare se ai nuk ka qenë i përfshirë në asnjë akt korrupsioni dhe për këtë arsye nuk po gjykohet për një vepër të tillë, por për shpërdorim detyre. “Prokuroria më ka akuzuar dhe nuk po gjykohem për korrupsion, por për shpërdorim detyre. Në provat shkresore të paraqitura nga vetë SPAK...
Burimi:
javanews.al