Meçe: Protesta ka marrë nuanca tërësisht politike, prandaj mungon negocimi
Zhvillimet rreth qëndrueshmërisë, organizimit dhe natyrës së protestave qytetare kanë qenë sërish pjesë e debateve në emisionin “3D” në RTSH, të drejtuar nga gazetari Alban Dudushi. Gjatë diskutimit mbi këtë temë, polemisti Arben Meçe ka ndarë analizën e tij, duke u ndalur te sjellja e kryeministrit Edi Rama, faktorët ndërkombëtarë në organizim dhe ndryshimi radikal i përbërjes së protestuesve nga qershori në korrik. Në fillim të fjalës së tij, Meçe u shpreh kritik ndaj reagimeve të kreut të qeverisë përgjatë kësaj periudhe, duke e cilësuar sjelljen e tij si agresive. Sipas analistit, nuk po përballemi me një ndryshim strategjik të profilit të kryeministrit, por janë rrethanat e jashtme ato që kanë diktuar reagimet e tij. Organizimi jashtë vendit dhe ndikimi në turizëm Meçe solli në...
Burimi:
javanews.al