‘Me zemër në Prishtinë, me lutje në Hagë’/ Këlliçi: Pafajësia, do ishte dhe pavarësia e dytë e Kosovës
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka uruar 18-vjetorin e Pavarëisisë së Kosovës, duke theksuar se shqiptarët janë ‘me zemër në Prishtinë dhe me lutje në Hagë’. ‘Sot Kosova, shteti më i ri në kontinent ka ditëlindjen, dhe 17 shkurti vjen me një gëzim të madh në zemrën e çdo shqiptari’, shkruan Këlliçi në Facebook. Gjithashtu deputeti demokrat shprehet se ‘ky është shekulli i shqiptarëve dhe jam i bindur që ne si komb do ta kalojmë me sukses dhe këtë sprovë dhe se pafajësia, do të ishte dhe pavarësia e dytë e Kosovës, Shqipërisë së Epërme, siç e quante Ismail Kadare’. Postimi i plotë: Me zemër në Prishtinë, me lutje në Hagë. Sot Kosova, shteti më i ri në kontinent ka ditëlindjen, dhe 17 shkurti vjen...
Burimi:
syri.net