Mbyllja e tre grupkapitujve të parë, Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së
Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian, e cila u zhvillua ditën e djeshme në Bruksel. Për këtë zhvillim të vendit tonë ka reaguar Ambasada Gjermane në Tiranë, duke e cilësuar këtë një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian të vendit. Në një reagim të publikuar në rrjetin social Facebook, Ambasada Gjermane ka vlerësuar përpjekjet e autoriteteve shqiptare dhe ka shprehur mbështetjen për vijimin e reformave, duke theksuar rëndësinë e arritjes së rezultateve konkrete dhe të qëndrueshme në rrugën drejt BE-së. “Mirëpresim Konferencën e nëntë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe mbylljen e përkohshme të Kapitujve 25, 26 dhe 30 – kapitujt e parë që u...
Burimi:
javanews.al