Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani
Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, deklaroi në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se Shqipëria ka kaluar me sukses fazën e parë të negociatave me Bashkimin Europian, duke mbyllur tre kapituj, por theksoi se sfida reale fillon tani. Pas mbylljes së tre kapitujve të negociatave, Kuko nënvizoi se vendi ynë ka tejkaluar “sfidën e IBAR-it”, por puna intensive për zbatimin e reformave dhe bindjen e institucioneve europiane sapo ka nisur. “Ne kemi tejkaluar tanë sfidën e IBAR-it siç e quanim ku ishin piketat e ndërmjetme. Po puna reale dhe e vërtetë fillon tani dhe është realisht një sfidë shumë e madhe sepse tani do duhet që ne të performojmë jo vetëm në ligje dhe në arritje të transpozimit të ligjeve, por gjithashtu edhe...
Burimi:
javanews.al