“Mbylle gojën, legen”, përplasje të forta në komision mes Ulsi Manjës dhe Ivi Kasos

“Mbylle gojën, legen”, përplasje të forta në komision mes Ulsi Manjës dhe Ivi Kasos

Me debate të ashpra është shoqëruar mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku i pranishëm ishte edhe kreu i SPAK Klodian Braho. Teksa fliste Ulsi Manja, ky i fundit është përplasur me demokratin Ivi Kaso, ndërsa ka ofenduar këtë të fundit duke përdorur ‘o legen’. “Pusho ti, qepe gojën, mbylle, dërr -dërr-dërr o legen!”, tha Manja, ndërsa shkaktoi reagime nga demokratët. Për të normalizuar situatën, ndërhyri Damian Gjiknuri, i cili në emër të Manjës, i kërkoi ndjesë Kasos për fjalën e përdorur.