Mbrojtja e Ballukut/ PD: Rama po e kthen kuvendin në korracë për korrupsionin, gati kallëzimi për Peleshin

Mbrojtja e Ballukut/ PD: Rama po e kthen kuvendin në korracë për korrupsionin, gati kallëzimi për Peleshin

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, se po bllokojnë në mënyrë të qëllimshme mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në një deklaratë për mediat, deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se opozita ka përgatitur një kallëzim penal ndaj kryeparlamentarit Peleshi për pengim të drejtësisë dhe shpërdorim detyre. Sipas Bylykbashit, mazhoranca socialiste, me urdhër direkt nga kryeministri Rama, ka refuzuar për të pestën herë kërkesën e anëtarëve të opozitës për të mbledhur Këshillin. Ai theksoi se ky bllokim përbën një shkelje flagrante të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, e cila, sipas tij, i jep të drejtën gjysmës së anëtarëve të Këshillit që ta thërrasin mbledhjen, njësoj...