Mblidhet sot Këshilli i Mandateve për shqyrtimin e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku

Mblidhet sot Këshilli i Mandateve për shqyrtimin e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku

Ditën e sotme, datë 19 dhjetor 2025, mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për t’i hequr imunitetin zv.kryeministres Belinda Balluku. Mbledhja do të nisë në orën 10:30. Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren drejtohet nga Kryetari Niko Peleshi, ndërsa anëtarët e PS janë Taulant Balla, Ulsi Manja, Bledi Çuçi, Bledi Çomo, Antoneta Dhima anëtar zëvëndësues dhe Arkend Balla anëtar zv/anëtarë. Ndërkohë anëtarët e PD janë Gazment Bardhi, Oerd Bylybashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri, Saimir Korreshi, Ivi Kaso zv/anëtarë dhe Gerta Bardeli zv/anëtarë. Njoftimi i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin Të nderuar anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin! Ju njoftojmë, se në datën 19.12.2025, ora 10:30, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në...