Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Spiropali dhe Braçe ulen në fund të sallës

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Spiropali dhe Braçe ulen në fund të sallës

Elisa Spiropali TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot mbledhje me qeverinë dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste, takim i cili u mbajt në Pallatin e Kongreseve. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave. Megjithatë, nga pamjet e publikuara nga vetë PS, nga brenda sallës vihet re se deputetët Elisa Spiropali dhe Erion Braçe, janë pozicionuar në pjesën e pasme të sallës, larg kryeministrit Edi Rama. Disa ditë më parë Spiropali dhe kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla patën një përplasje mes tyre, pasi deputetja mungoi në seancën e 12 marsit ku u votua për imunitetin e Belinda Ballukut. Ndërsa, Braçe ka ngritur vazhdimisht shqetësime për çështje të ndryshme, përfshirë krizën e naftës dhe rritjen e çmimeve që ndikojnë te qytetarët./ZËRI