Mbi tre orë raportim në mbledhjen me dyer të mbyllura, Drejtoresha e Kadastrës para Ramës dhe grupit të PS: Brenda 2027 do kemi regjistër të plotë të titujve të pronësisë
Për më shumë se tre orë Lorena Goxhobelli, Drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ka raportuar përpara Grupit Parlamentar Socialist dhe ministrave. Më pas i është përgjigjur shqetësime të deputetëve. Fillimisht drejtoresha Goxhobelli ka bërë një panoramë të përgjithshme për çfarë është bërë 2025 dhe më pas e detajuar për çdo qark. Ajo ka deklaruar se “2025 ka sjellë përparim të dukshëm në dy drejtimet kryesore: digjitalizimin e kadastrës dhe regjistrimin fillestar të pronave. Këto janë edhe detyrime të përcaktuara në agjendën e reformave dhe pikat e ndërmjetme”. “Sipas raportimit, tashmë janë digjitalizuar rreth 90% e kartelave të pronësisë dhe është përfunduar skanimi i rreth 54 milionë faqeve dokumentacion, ndërsa puna vijon për krijimin e plotë të kadastrës digjitale brenda vitit 2026 edhe...
Burimi:
top-channel.tv