“Mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”, kryeministri estonez: Ecni përpara me reformat

“Mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”, kryeministri estonez: Ecni përpara me reformat

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Estoni, me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën Lennart Meri 2026, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të debatit mbi politikën e jashtme, sigurinë dhe sfidat gjeopolitike globale, e organizuar këtë vit nën moton “Fati i favorizon të guximshmit”. Ai mbajti një konferencë të përbashkët me homologun e tij estonez, Kristen Michal. Michal deklaroi se Estonia mbështet fuqishëm zgjerimin e Bashkimit Europian dhe vijon të qëndrojë pranë Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian, duke theksuar se përparimi varet nga përmbushja e reformave nga ana e vendit kandidat. “Shqipëria është një aleate shumë e mirë në NATO. Faleminderit për kontributin tuaj në sigurinë në rajonin baltik. Estonia mbështet fort zgjerimin e Bashkimit Europian. E kemi mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin...