Mbërrin në KLGJ shkresa për dënimin e Irena Gjokës: Vendimi grek është autentik
Ka mbërritur në Këshillin e Lartë Gjyqësor, shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme për Irena Gjokën, e cila është e dënuar në Greqi. Siç bëhet e ditur, kjo shkresë do të shqyrtohet nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës pranë KLGJ-së që më pas ti përcillet mbledhjes së anëtarëve të këtij institucioni. Sipas Prokurorisë vendimi i gjykatës greke për Gjokën është autentik. Pas një hetimi administrativ që zgjati rreth 20 muaj, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se ka përfunduar verifikimin e thelluar për pastërtinë e figurës së gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, GJKKO, Irena Gjoka, por rezultatin e verifikimit e mbajti të fshehtë. Verifikimi nisi pas akuzave se Gjoka ishte dënuar në Greqi. Prokuroria bëri me dije se sektori i Dekriminalizimit ia ka dërguar zyrtarisht më datë...
Burimi:
syri.net