“Mbaj shënime,i paaftë”,plas sherri në studio mes gazetarit dhe sekretarit demokrat:E pe me atë me xham apo atë pa xham
Tensione dhe ngritje zëri ka pasur gjatë transmetimit të sotëm në një studio televizive, ku gazetari Anri Bala u përplas verbalisht me demokratin Ivi Kaso. Ata kanë qenë pjesë e panelit të mbrëmjes së sotme , ku dhe diskutuan lidhur me çështjen Balluku dhe vendimin që socialistët morën sot për mosdhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministrës. Debati u zhvillua me akuza dhe kundërakuza mes tyre, ku Bala mohoi të gjitha akuzat që Kaso pretendonte që rëndojnë mbi ish-.zv kryeministren Balluku. Në replikat e tij, gazetari i sugjeroi demokratit që të merrte një “laps e letër” me qëllim të mbante shënime të gjitha kriteret e Bashkimit Europian, ku një prej tyre është dhe niveli shqetësues i paraburgimit.
Burimi:
sot.com.al