Mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë në Vlorë për Reformën Territoriale, Mazniku: Duhet të sigurohemi që bashkitë të funksionojnë. Boçi: Të përmirësojmë gabimet e 2014
Mazhoranca dhe opozita u bënë bashkë në dëgjesën e ditës së sotme me qytetarët e Qarkut të Vlorës për Reformën Territoriale dhe Administrative. Të dy kryetarët e Komisionit për Reformën Administrative, Arbian Mazniku dhe Luçiano Boçi shprehën se reforma e re nuk duhet të kufizohet vetëm nga ana territoriale, por edhe në faktin se a funksionojnë dhe si do funksionojnë bashkitë pas reformës. “Të nderuar kryetarë dhe deputetë është kënaqësi që jemi sot në dëgjesën e katërt për një nga reformat më të rëndësishme, ajo administrative dhe territoriale. Kur një shqiptar mesatar mendon për ndërveprimin me shtetin, mendon me ndërveprimin që ka me bashkinë. Ndaj kur ne i themi njerëzve si funksionon shteti mendojnë bashkinë që e ka afër. Ndaj dhe funksionimi siç duhet, është...
Burimi:
top-channel.tv