Marta Kos sulmon ashpër lëvizjen MAGA të Donald Trump, e vendos në një linjë me Rusinë dhe ‘autokratët e tjerë’

Marta Kos sulmon ashpër lëvizjen MAGA të Donald Trump, e vendos në një linjë me Rusinë dhe ‘autokratët e tjerë’

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka shkaktuar reagime me një deklaratë të dhënë për gazetën spanjolle El País, ku vendos në të njëjtin kontekst Rusinë dhe ideologjinë MAGA të lidhur me presidentin amerikan Donald Trump. Në intervistën e saj, Kos tha se Bashkimi Evropian po përballet jo vetëm me “autokratë” si Rusia, por edhe me tensione që vijnë nga Perëndimi, konkretisht nga ideologjia MAGA (“Make America Great Again”), të cilën e akuzoi se përpiqet të bindë evropianët se qytetërimi, ekonomia dhe demokracia evropiane janë në rënie. Deklarata është interpretuar nga kritikët si një përpjekje për të barazuar një lëvizje politike konservatore amerikane me kërcënime gjeopolitike si Rusia, në një kohë kur marrëdhëniet transatlantike mbeten jetike për sigurinë evropiane. Kos përdori termin “luftë...