Marrëveshja 6 mld $ SHBA-Shqipëri për gazin e lëngshëm natyror, eksperti zbulon kur do të bëhen investimet kryesore

Marrëveshja 6 mld $ SHBA-Shqipëri për gazin e lëngshëm natyror, eksperti zbulon kur do të bëhen investimet kryesore

Dy ditë më parë vendi ynë dhe SHBA nënshkruan marrëveshjen për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika (LNG) në Shqipëri. Fatos Çoçoli, ekspert ekonomie i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ theksoi se edhe pse memorandumi është për 20 vjet, investimet kryesore do të bëhen 5 vitet e para. Për këtë investim madhor Çoçoli nënvizoi se Mali i Zi e ka kërkuar prej kohësh, por që Amerika nuk ka pranuar. “Përfitimi i parë është investimi i mirëfilltë amerikan, 6 miliardë dollarë. Vërtet memorandumi është për 20 vjet, ama investimet kryesore do të bëhen 5 vitet e para. Është ajo që quhet terminal. do të jenë terminale lundruese në portin e Vlorës. Ka një teknologji të veçantë si ato ndërtohen. Mali i Zi ka...